Sulmi fizik ndaj Belerit/ Berisha: Akt rrugaçërie, i denjë vetëm për Edi Ramën

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas sulmit ndaj eurodeputetit Fredi Beleri në Tiranë.

Ai tha se ky është një akt rrugaçërie, i denjë vetëm për Edi Ramën.Të dashur miq, në një akt hakmarrje primitive ndaj Fredi Belerit i cili ndodhet në Shqipëri si anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, me urdhër të Edi Ramës, i mbyllën derën e Parlamentit dhe nuk e lanë të futet deri sa erdhi provokatori patronazhist për të agresuar eurodeputetin Beleri

Provokatori, pas aktit banditesk, u largua i qetë.

Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë.

I bëj thirrje Parlamentit Europian të dënojë aktin e paprecedent ndaj deputetit Beleri të organizuar nga Edi Rama, i cili pasi i rrëmbeu mandatin e kryetarit të Bashkisë Himarë dhe e burgosi me dëshmitarë të rremë, i organizon me banditë agresionin fizik,” shkruan Berisha.

Share it :