Thjesht diktature! arrestohet kreu i PD në Pogradec sepse protestoi kundër qeverisë

Menjëherë pas protestës së opozitës, ku u bllokuan disa akse në vend, policia e narko-shtetit nuk ka humbur kohë për të arrestuar qytetarët, por edhe drejtuesit politikë të opozitës në rrethe.

Arrestimi politik i radhës është kreu i PD-Pogradec, Genti Çela.

Çela është ndaluar së bashku me kreun e PL në Pogradec, Gentian Çala dhe një kryetar grupseksioni të PD me akuzën e organizmit të protestave.

Kujtojmë se pushteti ka nisur një valë arrestimesh në radhët e opozitës, të cilët vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në pranverën e ardhshme.

Share it :