Masakra me tre viktima/ Berisha: Kjo bandë me në krye Edi Ramën nuk do të mund të mposhtë kurrë Shkodrën

0
60

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat është shprehur se masakra e Shkodrës dje rëndom thuhet se pati mbështetjen e policisë, sepse kjo masakër ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe organet bashkëpunëtorë të krimit, si Skrapi i partisë dhe policia, kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj.

Berisha theksoi se banda e Edi Ramës në Shkodër, Bajrit famoz dhe degët e tyre se nuk janë vetëm, tani përcakton vendimmarrjet në Tiranë dhe në Shkodër për këtë qytet të bekuar.

“Masakra e Shkodrës dje rëndom thuhet se pati mbështetjen e policisë, sepse kjo masakër ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe organet bashkëpunëtorë të krimit, si Skrapi i partisë dhe policia, kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj.

Nuk kam të sigurtë burimin, por duan të thonë, se në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit.

Kjo masakër nuk mund të mos lidhet me vendimin e Edi Ramës për të kandiduar në Shkodër.

Edi Rama e di se ai është njeriu më i urryer nga Shkodra dhe Shkodranët.

Edi Rama e di se për shkodranët, me trashëgiminë e tij të të atit xhelat komunist, me urrejtjen dhe ndërprerjen e të gjitha investimeve për 8 vite me radhë në këtë qytet, në Shkodër nuk do kush të ja dëgjojë emri.

Edi Rama e di se ka vendosur në bashki, personin që shef kabineti të vërtetë ka Safet Bajrin.

Edi Rama mendon se do të mposhtë Shkodrën me bandën e tij.

E vërteta është se banda e Edi Ramës në Shkodër, Bajrit famoz dhe degët e tyre se nuk janë vetëm, tani përcakton vendimmarrjet në Tiranë dhe në Shkodër për këtë qytet të bekuar.

E vërteta është se kjo bandë kontrollon Edi Ramën, Spirogjokën, Ballën dhe Mondin e ka të vehtin.

Por kjo bandë me në krye Edi Ramën nuk do të mund të mposhtë kurrë Shkodrën”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here