Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të enjte në seancë plenare, ndërsa deputetët e opozitës kanë mbërritur në oborrin e Kuvendit pak minuta pas nisjes së seancës.
Të përjashtuar dhe jo, deputetët e opozitës kërkojnë të futen në Kuvend, por ndalohen nga Garda
Ndërkaq demokratët kërkojnë të futen me çdo mënyrë dhe janë shtyrë me efektivët e Gardës, të cilët të ndihmuar edhe nga gardhi metalik, i kanë penguar ata të realizojnë qëllimin e tyre.