Bushati: ‘Drejtësia e re’ po përdoret si armë kundër opozitës

I

ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte analisti Andi Bushati.

Ai ka komentuar situatën politike ne vend dhe veprimet e SPAK.

Andi Bushati: Qëllimi është i njëjtë, në zgjedhje duhet shkuar pa partitë kryesore rivale dhe këtë rol po e luan drejtësia e re.

Për mua, ne raport me drejtësinë, Berisha ka bërë 1001 gafa këto 30 vjet, por e vetmja gjë e mirë që bërë është që i vuri këta langaraqët politikë nën presion. Dhe presioni na tregoi se çfarë avokatësh kryesisht i vunë. E kthyen procesin në qesharak.

Si u sollën në raport me parlamentin. Dhe ne sot kemi liderin e opozitës të izoluar dhe me imunitet të cunguar pa premisën kryesore që prokuroria para parlamentit duhet të paraqesë si prova. Këto janë shkelje flagrante.

Ne nuk mund të shtyjmë debatin tonë në të ardhmen sepse urgjenca është tani, faktet janë tani, dy standardet janë tani dhe përdorimi i SPAK-ut si armë politike po ndodh tani.

Share it :