Në Shkodër ka nisur të zhvillohet marshim-protesta, pas ngjarjes kriminale të ndodhur pak ditë më parë ku 3 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe një grua kalimtare.
Mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës, në atë që u quajt si marshim-solidariteti kundër kriminalitetit.Protestës i janë bashkuar deputetët e PD-së si Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika, Lindita Metaliaj etj.
Atentati i 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës:
Gjithçka ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.