30 minutat e Becit në SPAK, apo ‘Çyrbja 2’?!?!

0
57

Nga Basir Çollaku

Shkodra gjendet e trazuar keqas nën pushtetin e krimit, bandave brenda e jashtë zyrave publike. Kur njëra palë prodhon tjetrën, hesapet lahen bashkë.

Ngjarja me kohë të pakët informative ishte thirrja e kryebashkiakut Benet Beci, në SPAK.

25 minuta apo 30. Por mjaftueshëm për të menduar se edhe Jurgis Çyrbja herën e parë nuk e kapi të pandehur. Pastaj dihet si shkoi.

Gazetarët jo rastësisht e pyetën për një.dorëheqje nga detyra pushtetarin lokal të Shkodrës.

A mundet Benetit ti kenë kërkuar atë ditë dhe në vazhdim udhëhdqja politike nga Tirana, të dorëzojë mandatin e bashkiakut?!?!

Ngjarjet ku vërtiten dyshimet hetimore, janë të shumta dhe java mundet të prodhojë përsëritje.

Po përse mund të jetë thirrur dhe deklarimet e Ramës si pafuqi në rritje?!

Beci ka qenë për 12 e më tepër vite drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit një agjenci ku kanë kaluar qindra milionë euro investime!

Më pas KM zgjodhi ta zhvendosë si drejtor të KESH. Aty janë shumë ngjarje ekonomike, zhvillime tenderash, të cilat mund të marrin vëmendjen e Strukturës së Posaçme.

Hetimi pasuror është një nisje investigimi ku rrugës dalin mjaft mospërputhje financiare. Kryebashkiaku kryeqendrës së veriut, në zgjedhjet e 14 majit 2023 nuk është se ka pas shtab elektoral të kulluar.

Makinat e blinduara të Bajrëve në qendrat e votimit, Pëllumb Gjoka e të tjerë persona dosjesh mund ta kenë zënë Becin në kurthin e përfshirjeve të pakëndshme paligjshmërie ku gjurmët nuk asgjësohen.

A ka përgjime ku ata që janë në kërkim dhe në qeli kanë veprime kompromentuese për të ardhur në një dosje të re në Shkodër?!

Metamorfoza, Revanshi, Zgjedhjet 2023, kanë ende fashikuj të shumtë në proces. Dikush po fiton kohë. Rama kur lajmëron përhapje njoftimesh se mund të jetë kandidat në Shkodër në 2025, ka gjasa të ndërrojë mendje.

Mundet të gjendet pa kryebashkiak. Në daljen e fundit në emision KM nuk mbrojti askënd por u përpoq të trysnojë institucionet se ai ishte Babaforma e drejtësisë dhe të huajt ishin Noc Rrokë.

Madje ndërtoi alibinë se do i dalë emri në Sky-Ecc. Ku ai ishte takuar e kishte mbaruar punë këtij apo atij. Pëllumb Gjokës si investitor Strategjik natyrisht pa Ramën nuk do gjendej njeri  t’i jepte dorë kaq rëndë, e ta bënte punëmbaruar.

“Çyrbja” në Durrës mund të jetë rast në shumë qarqe. Pas Shkodrës, në Fier SPAK do të kthehet përsëri. Java mund të sjellë edhe dorë-prangosje  edhe  dorëheqje.

Nga bashkiakë në shumë rrethe, ministra apo deputetë. Thjesht mbani telefonat ndezur.  Grupet e vëzhgimit kanë mjaftueshëm dijeni..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here