LAJM I FUNDIT/ Masa..a në Shkodër, ndërron jetë edhe Bashkim Basha

0
32

Policia njofton se pas atentatit të ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi Bashkim Basha, 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë edhe bashkëshortja e tij, Flutura Basha për shkak të plagëve të marra. Policia thotë se “një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”. /LAPSI.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here