Belind Këlliçi ndjek zgjedhjet në Amerikë: Mbi 70%-80% e shqiptarëve në SHBA votojnë Trump-in

0
10

Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, është shprehur besimplotë se Donald Trump do të rizgjidhet president i SHBA-së.Këlliçi tha nga SHBA-ja në një lidhje televizive se mbi 70-80% e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë do të votojnë për Trump.Ai deklaroi se ka një mobilizim të shtuar të mbështetësve të Trump për të marrë pjesë në votim.

Në pjesën dërrmuese të kontakteve që kam patur, sepse është hera e tretë që vij brenda 6 javësh, kam takuar diasporën shqiptare, në pjesën dërrmuese, mbi 70%-80% votojnë hapur për Trump.

Është efekti që tha zoti Nesho, një pjesë e atyre që votojnë Trump janë të heshtur, por këtë rradhë, nga eksperienca që kam patur, shihet një diferencë e madhe në raport me zgjedhjet e 2016 dhe 2020, për faktin që personat që kanë votuar më herët, kanë dalë hapur si mbështetës të zotit Trump.

Kjo vjen edhe për shkak të polarizimit që ka politika amerikane sot dhe frika e mbështetësve të Trump që mund të ndodhë një ndërhyrje në proces. Ka një mobilizim të shtuar të mbështetësve të Trump për të marrë pjesë në votim.

Nga të dhënat paraprake, pothuajse në 80 milionë, Harris ka epërsi edhe për shkak të numrit të lartë të zonjave që kanë marrë pjesë në votim.Por e gjitha vendoset nesër. Ta kalosh në rrugët e Michigan, mund të jetë raporti 10/1 e tabelave që janë vendosur pro Trump”, theksoi Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here