Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.
Beci u paraqit të premten dhe dha deklarime në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.
Kujtojmë se Benet Beci u shpall fitues në zgjedhjet e 14 Majit përballë rivalit demokrat Bardh Spahia duke u bërë i pari përfaqësues i PS që ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi në 32 vitet e fundit Shkodra drejtohej nga kryebashkiakë demokratë.
Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e Drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare
Sakaq, mësohet se avokati i Becit tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.