Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu. Avokati i tij, Genc Gjokutaj dorëzoi sot ankimimin në Apelin e Posaçëm. Pasi doli nga SPAK, ai tha për mediat se po investigojnë mbi akuzat ndaj ish-presidentit.
Genc Gjokutaj: Qëndrimi jonë është kundër kërkesës së SPAK dhe gjykatës që caktoi këtë masë. Kjo masë nuk ka asnjë kriter të përgjithshëm apo të veçante për tu vendosur. Edhe nga pikëpamja e dyshimit të arsyeshëm që duhet të bazohet në prova, mund ta them që ky është një vendim i tipit thashetheme.
Është marrë një e dhënë që është bërë brenda asaj dite, vendim në hamendësime, në rrethana të caktuara. Në të tre procedimet që i kanë bashkuar bashkë si duket është një metodë që u ka dhënë goxha dorë, në të treja procedimet pjesa e mosdeklarimit është krejt tjetër situata jemi duke investiguar këtë pjesë, do mbështetet në bazë dokumentesh. Kemi kallëzimin gati për policinë, por informacioni nga policia do të na ndihmojë për një kallëzim.