Nga Luçiano Boçi
Rama vazhdon talljen me emigratët megjithëse merr poza përdëllimtari para tyre.
Së brendshmi zien i gjithi midis kuptimit dhe moskuptimit të sjelljes që ato shfaqin.Dhe kur mbaron, nga qejfi që disa e kënduan me zell dhe disa e shanë me inat, i shtohet inati t’i nëpërkëmbë e grabisë akoma më shumë.
Shkon tek ata si grabitqar i djersës dhe mundit të tyre dhe largohet si grabitqar votash.
Emigrantët e Greqisë zënë pjesën kryesore të remitancave që vazhdojnë te ushqejnë familjet e ekonominë në Shqipëri.
Por për çdo 1 euro të sjellë në Shqipëri, Grabitqari i grabit atyre 400 lekë direkt vetëm me kursin e rrëzuar në tokë.
Vetëm para dy-tre vitesh 1 euro e djersës e mundit të emigratëve këmbehej me 1400 lekë (të vjetra).
Sot këmbimi është dhe më pak se 1000 lekë.
Ku kurs është artificial, pasi euro ruan stabilitet në raport me monedhat e tjera.
Pas kësaj grabitje vazhdon tjetra.
Eurot e djersës e gjakut të emigrantëve të bëra lekë më pak në Shqipëri, blejnë më pak ilace, ushqime e shërbime për prindërit, fëmijët e të afërmit e tyre për shkak se Grabitqari i ka cuar çmimet në stratosferë.
Jo vetëm kaq, por më pas me disa nga lekët që u grabit paguan sallat, patronazhistët, brohoritjet, autobuzat dhe ndonjë lek në dorë me qëllim që t’i grabisë atyre dhe vullnetin.
Dhe disa habitshëm ende e brohorasin “patriotin” që vetëm i grabit!
Ndërkohë që vendi i tij është në shtyllën e turpit!