Këlliçi: Kryebetonieri i Tiranës, duke i bërë reklamë 7 kateve pa leje në Sheshin “Skënderbej”, duhet të ishte pas hekurave!

Anëtari i Kryesisë së PD, denoncuesi kryesor i aferave korruptive të Erion Veliaj, Belind Këlliç ka reaguar pas disa videove që kryebashkikau i ‘5D’, njëkohësisht pronari faktik i inceneratorit të Tiranës shpërndan së fundi në lidhje me një aplikacion, ‘Tirana Ime’.

Këlliçi thotë se Veliaj përmes videove që shpërndan i bën reklama kullave me kate pa leje në mes të Tiranës.Kryebetonieri i Tiranës, duke i bërë reklamë 7 kateve pa leje në Sheshin ‘Skënderbej’. Që të kuptoni hipokrizinë, fallsitetin dhe nivelin e mashtrimit të këtij individi, mjafton të shihni se nga tarraca e zyrës së tij nuk është më shumë se 200m distanca me ndërtimin pa leje më unikal në botë, një pallat 7 katësh pa leje mbi një kullë

Babëzia dhe makutëria e këtij individi nuk njeh limite. Tirana sot është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave dhe te grabitjes së fondeve publike. Ndërkohë që policët e tij bashkiakë gjëmojnë këmba këmbës, e gjobisin përditë banorët e kryeqytetit për riparimin e çative, avllive apo banesave të tyre, në zemër të qytetit, e njëjta polici bashkiake ‘nuk sheh’ një pallat 7 kate të ngritur pa leje.

Afërmendsh që kjo do ndodhë nën hundën e kryebashkiakut, përsa kohë ndërtuesi i këtij përbindëshi betoni pa leje, rreh gjoksin se është ai që i mbyll hallet e kreut të 5D me prokurorët e SPAK, të cilët ai i ka miq prej vitesh dhe drekon e darkon me ata. Me rastin hetimit të kreut të 5D dhe pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, SPAK jo vetëm ka dështuar në mënyrë spektakolare, por na ka treguar qartë se objekti i punës së tyre është vetëm goditja e opozitës dhe mbrojtja e delinkuentëve në pushtet.

Një hajdut si Erion Veliaj, do duhej të ishte prej kohësh para drejtësisë e ndërkohë Tiranës dhe kryeqytetasve do u ishin kursyer dhjetra milionë euro!”

Share it :