Kriminale! Gazetari publikon mesazhet e derivata dhe ne SPAK nga Onkologjiku: 43 medikamente kimio munguan

0
101

Gazetari Osmani Stafa ka publikuar disa prej mesazheve në grupin e “chatit” të punës mes mjekëve të Onkologjikut, për të cilat thotë se janë 5 vite komunikim të cilat i ka dërguar dhe në Prokurorinë e Posaçme.

I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Stafa shprehet se në komunikimet mes mjekëve zbulohet se janë 43 ilaçe kimioterapie që kanë munguar për 5 vite, për të cilat thotë se është kriminale.

Osman Stafa: Janë 5 vite komunikim që unë i kam dërguar dhe në SPAK. Janë komunikimet që unë nuk i kam hequr asnjë presje për shkak se unë kam firmosur në SPAK kur kam dhënë deklarimin tim që një gjë më e vogël, e cila cënon këtu grup “chati”. Unë kam dërguar të gjithë komunikimet në grupin e “chatit”.

Blendi Fevziu: Si grupin e “chatit” sepse ju duhet të dorëzoni një celular?

Osman Stafa: Teknologjia po ofron mundësinë që të eksportosh të gjithë “chatin” kur është komunikuar, me datë dhe me çdo gjë tjetër.

Blendi Fevziu: Çfarë të ka rënë në sy?

Osman Stafa: Është tmerr! Janë 43 medikamente kimio që kanë munguar për 5 vite. Është kriminale! Në “chatin” mjekët flasin për mungesa të frikshme të medikamenteve, ulje dozash për shkak të mungesave, keqfunksionimi i laboratorit të analizave.

Mes komunikimeve në dosjen voluminoze, gazetari Osmani Stafa ka zgjedhur disa prej bisedave ku mjekët ankohen për mungesën e ilaçeve të domosdoshme për pacientët me kancer, mes të cilëve dhe kjo pjesë:

AP (mjek onkolog): Çfarë flitet për phesgo? Janë disa pacientë që e kanë domosdoshmëri vazhdimin. Ka të tjera që mund ta marrin edhe ca kohë herceptin. Por disa prej tyre, mosha të reja them që po humbin kohë të vyer. Ka ndonjë informacion se kur mund të fillojnë? U bënë 2 muaj shkëputje.

BK (mjek onkolog): Nuk dimë gjë. Trastuzumab deri në zgjidhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here