Eksperti i Ekonomisë dhe njohësi i skemës së pensioneve Kujtim Hoxha, në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se rishikimi i pensioneve është premtuar nga qeveria “rama” që në fushatën elektorale të vitit 2013
Qeveria “Rama” e ka premtuar rritjen e pensioneve që me ardhjen e saj në pushtet. Pensionet janë të pakta dhe nuk janë të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet.
Dhe rrugët dhe mekanizmat që duhen për ta ndryshuar këtë gjendje qeveria nuk po e jep. Në vitin 2014 kur u bë ndërhyrja e parë nga kjo qeveriu ndryshua çdo gjë por situata jo vetëm që nuk u rregullua, por është përkeqësuar akoma më shumë.Ndaj reforma që po ndërmerret jam i bindur se do të jetë më e keqe se kjo që është aktualisht. Pensionet nuk janë rritur asnjëherë nga qeveria”, theksoi eksperti Kujtim Hoxha.