Punët publike ndërtohen me 10-fishin e çmimit”, Berisha: 90% e fondeve vidhen

Gjatë fjalës në konferencë me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha tha se punët publike ndërtohen me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci.

Sipas tij, ‘90 % të këtij çmimi i vjedh Belinda Balluku Edi Ramën.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Është bërë i tmerrshëm mekanizmi i vjedhjes së shqiptarëve me punë publike.

Të dashur qytetarë dhe qytetare.

Këto punë ndërtohen sot në Shqipëri me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci.

90 përqind të këtij çmimi i vjedh Lubia me Edi Ramën.

Se si shkatërrohen punët publike, modeli më klasik në historinë e tyre është Unaza e Madhe e Tiranës.

Ju duhet ta dini se kjo unazë 27 km në të gjithë gjatësinë e saj, nga të cilat 3 km e para ishin të mbaruara në vitin 2013, nga viti 2013 gjer sot ka përfunduar vetëm gjysma e kilometrave të mbetura.

Këtë vit dhe në vazhdim janë për t’u ndërtuar edhe rreth 12-13 kilometra të tjera.

Por çfarë ka bërë Lubi Balluku dhe Edi Rama?

A mund të imagjinoni ju që të copëtojë për të vjedhur njëlloj siç copëtonte Edi Rama lejet për pallatet, e ka ndarë në 14 lote në mënyrë që në çdo lot të vidhet, të vidhet dhe vetëm të vidhet.

Të rikthehemi pak, ja pra pse ky është buxheti i vjedhjeve të mëdha, i ndëshkimit me vepra publike të qytetarëve shqiptarë.

I shndërrimit të këtyre veprave nga të dobishme, të leverdishme, në të paleverdishme, në disfatë, në dështim për qytetarin.

Merrni pak investimin që bëhet këtë vit, Bradashesh-Peqin, 160 milionë euro.

Ju kërkoj njerëzisht ju, anëtarëve të medieve, të shkoni ta bëni atë distancë dhe të shihni çfarë trafiku ka.

Unë nuk jam për moszgjerimin e rrugëve, por jam pa diskutim për një rend në të cilin duhet të sigurosh leverdishmërinë ekonomike dhe jo të ndëshkosh qytetarët me investime të tilla.

Share it :