Skandali i onkologjikut dhe publikimi i bisedave të mjekëve të këtij spitali, që talleshin me të sëmurët me kancer, ka sjellë mbrëmjen e djeshme një debat të ashpër e deri në akuza personale mes gazetarit Osman Stafa dhe analistit, Lorenc Vangjeli.
Të dy, u përballën në studion e Bledi Fevziut, pikërisht ku edhe gazetari Stafa ka lëshuar akuza të rënda, duke u shprehur se, Lorenc Vangjeli e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar që të mos përmendte emra, për denoncimet e tij.Kjo që ju thoni, që të hidhni punën time poshtë, nuk ua pranoj. Të ju vijë turp, sepse ata pacientë atje kanë vdekur, kanë vdekur për shkak të mungesës së medikamenteve.Dhe ju po më thoni se keni nxjerrë jashtë kontekstit komunikimet, është e turpshme kjo që bëni. Respektoni dinjitetin e atyre njerëzve’, tha gazetari Stafa.
Pas akuzave të analistit, Lorenc Vangjeli, gazetari Osman Stafa bëri të ditur se, kishte një vendim gjykate për të publikuar këto biseda dhe akuzoi Vangjelin se e kishte marrë në telefon që mos përmendte emra.
‘Më keni marrë ju vetë në telefon, dhe kam një vendim gjykate dhe më keni marrë që unë të mos flas për emra të caktuar. Të mos flas pse bëj detyrën në spital. Kjo është e frikshme.
E kam vendimin e gjykatës.
Fjala për mua është më e rëndësishme se fytyra juaj’, tha gazetari Osman Stafa në debatin me Lorenc Vangjelin.