Kërkoi përjashtimin e partneres së Alibeajt, Kushtetuesja rrëzon Berishen

0
17

Gjykata Kushtetuese ka rrlzuar kërkesën e avokatëve të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari nga çështja e tij, e cila është partnerja e deputetit Enkelejd Alibeaj.

Në shkresën e dorëzua nga Sali Berisha në Kushtetuese thuhej se gjyqtarja Marsida Xhaferllari nuk mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Alibeajt.

Enkelejd Alibeaj ishte i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK. Së dyti avokatët argumonetonin se ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.

Por, këto argumenta nuk kanl bindur Kushtetuesen, e cila ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të liderit demokrat.

Kujtojmë se më 19 Nëntor Gjykata Kushtetuese do të shyqrtojë padinë e Sali Berishës, në lidhje me masën e sigurisë së parë të lëshuar nga SPAK “detyrim paraqitje” dhe bllokim pasaporte, duke e konsideruar të paligjshme pa i hequr imunitetin Kuvendi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here