Bardhi-Ballukut: I shkaktuat 50 mln € dëm shtetit me tunelin e Llogarasë dhe 180 mln me shitblerjen e energjisë

0
19

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në Facebook, ka risjellë në vëmendje buxhetin e vitit të kaluar, duke thënë se do të mbahet mend për vjedhjet më të mëdha në histori.

Duke iu drejtuar zv/kryeministres, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, Bardhi tha se “vetëm me projektin e Tunelit të Llogarasë, Buxhetit të Shtetit iu shkaktua një dëm prej 50 milion euro. Vetëm nga shitblerja e energjisë elektrike iu shkaktua një dëm prej 180 milion euro”.

Postimi i Bardhit:

Buxheti i vitit të kaluar do të mbahet mend si buxheti që nuk solli rritjen e pensioneve apo pagave, por vjedhjen më të madhe në histori. Vetëm me projektin e Tunelit të Llogarasë, Buxhetit të Shtetit iu shkaktua një dëm prej 50 milion euro. Vetëm nga shitblerja e energjisë elektrike iu shkaktua një dëm prej 180 milion euro.

Do të mjaftonte eliminimi i abuzimit në këto dy çështje, që të gjendej fondi për të përballuar rritjen e pensioneve. Përgjegjësinë për këtë abuzim e ka Edi Rama dhe Belinda Balluku! Ata janë përgjegjësit pse nuk rriten pensionet, pse nuk ka mirëqenie ekonomike për qytetarët. Shqetësimi i vetëm që kanë është mirëqenia e tyre personale ekonomike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here