Nga Klodian Tomorri
Mijëra biznese në kryeqytet po përballen me një valë gjobash të paligjshme këto muaj, teksa Bashkia e Tiranës u ka ngarkuar atyre një barrë që nuk u takon.
Në themel të masakrës, qëndrojë dy detyrime që bizneset në Tiranë paguajnë pranë bashkisë. Ato janë taksa e përkohëshme e infrastrukturës arsimore si dhe tarifa e pastrimit.
Të dy këto detyrime variojnë në bazë të kategorisë së biznesit, por edhe xhiros së tij. Për bizneset që kanë xhiro më të ulët se 2 milionë lekë në vit, tarifa e pastrimit varion nga 4 mijë deri në 5 mijë e 750 lekë në vit. Ndërsa taksa e përkohshme në infrastrukturë luhatet nga 4 mijë deri në 9 mijë lekë në vit.
Por nëse biznesi ndryshon përgjegjësinë tatimore dhe kalon në një prag më të lartë xhiroje, të dyja detyrimet rriten. Për shembull nëse biznesi kalon me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit, tarifa e pastrimit që ai duhet të paguajë në bashki rritet në intervalin nga 8 050 deri në 35 mijë lekë në vit, sipas llojit të aktivitetit që kryen biznesi. Kështu ndodh dhe me taksën e përkohëshme të infrastrukturës arsimore.