Pas rikthimit të jashtëzakonshëm të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, një deklaratë e bujshme ka ardhur dhe nga ish-kryedemokratik Lulzim Basha.
Ky i fundit, i ftuar në emisionin “Bardha Zi” ka deklaruar se marrëveshjen e firmosur me Edi Ramën në vitin 2017 për qeveri teknike ia u ka sjellë një i administratës së Trump-it.
Basha tha se e ka kuptuar që në atë kohë se ajo marrëveshje nuk do të jepte rezultatin që synonin, largimin e Ramës. Nuk dihet nëse Basha për të zbuluar këtë detaj është ndikuar nga rizgjedhja e Trump-it si president apo jo.
“Marrëveshja e 2017-tës, e para e punës ajo marrëveshje erdhi në tërësi e shkruar nga i dërguari i administratës Trump të parë, erdhi ai dhe e solli. Prandaj e quaj spekullim, është spekulluar shumë, por ky është fakt. Ishte një marrëveshje që synonte t’i jepte një zgjidhje politike situatës, këtë zgjidhje që kërkojnë këta sot, qeveri teknike. Njerëzit që e kanë lavdëruar më shumë, madje më shumë se unë se e pash që nuk jepte atë rezultat që synonim që ishte largimi i Ramës, janë ata që e shajnë sot, “win win” thoshin” – deklaroi Lulzim Basha