Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj përmes një postimi në rrjetet sociale akuzon Presidentin e Republikës Bajram Begaj se ka nisur një fushatë në favor të qeverisë në gjithë vendin.
Kur Baromi zgjohet e gjen veten duke bërë fushat për D’Ramën!Nuk është hera e parë në të cilën shkelet Kushtetuta haptazi, nuk është hera e parë në të cilën administrata bën fushatë për KM, por a është e ligjshme që Ambasadorët dhe Presidenti i Republikës ta bëjë këtë?
Dëshpërimi për votën e diasporës është i madh apo jo KM? Por a e menduat mirë kur i çuat shqiptarët në një dëshpërim aq të madh sa të gjenin si të vetmen rrugë ikjen nga Shqipëria?
Ah po tani shkon e lëpihesh për të marrë votat, e ata që teorikisht duhet të sigurojnë mbarëvajtjen dhe sigurinë e zgjedhjeve dalin e bëjnë fushatë haptazi kundra ligjit për lartmadhninë?Sa për Baromin kam veç një pyetje, pasi i more fytyrën gjithë Shqiptarisë duke iu lëpirë Erdoganit se nuk të dilnin 600m² Presidencë, të cilës ti as historikun me siguri nuk ia di, tani si “rregullator i paanshëm” me çfarë fytyre bën fushatë për padronin tënd D’rama? Apo e ke kusht nga punëdhënësi yt dhe ti të gjesh përveç farefisit dhe ca vota në diasporë se ndryshe humb vendin e punës?”, shprehet Jola Hysaj.