Berisha: Goditja që i dha Trump ekstremizmit të majtë të Xhorxh Soros do vijë edhe në Shqipëri

0
13

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur në konferencën e sotme për mediat se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane i dha një goditje të fortë ekstremizmit të majtë në SHBA, që sipas tij udhëhiqet nga filantropi Xhorxh Soros.

“Nuk ka dyshim se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, më i jashtëzakonshmi në historinë e rikthimeve, shënon një arritje të madhe për kombin amerikan, i cili përjetoi këto vite agresionin sorosian dhe të ekstremit të majtë, të shprehur me politizimin e turpshëm, të skajshëm të drejtësisë, të financuar nga Xhorxh Soros. Me persekutimin ekstrem të kundërshtarëve politikë, të shprehur me agresionin ndoshta ndër më të mëdhenjtë në histori kundër identitetit të njeriut. Shpëtimtare për SHBA, por edhe për botën e lirë, ishte fitorja e Donald Trump dhe goditja që ai i dha monstrës së njerëzimit, Xhorxh Soros dhe doktrinës së tij. Shënon një rikthim të vlerave në SHBA. Amerika rikthehet në vlerat e saj dhe uroj që PD, një parti e madhe në histori të shpëtojë nga kthetrat në histori e një njeriu që ka kryer krime kundër njerëzimit, kryespekulatori dhe kryecensori i botës, Xhorxh Soros”, tha Berisha.

Lideri i selisë blu deklaroi se fitorja e Trump është motivim për Partinë Demokratike që të bëjë të njëjtën gjë në zgjedhjet e 2025, për të goditur edhe lidhjet e Soros në Shqipëri.

“Ndjehemi shumë më të motivuar sot që qëndruam kundër këtij Kovidi të moralit njerëzor. Nuk ka dyshim që kam besim të plotë se goditja që morën në SHBA ekstremizmi i majtë, i udhëhequr nga Xhorxh Soros, do vijë edhe në Shqipëri, pasi nuk do mbështeten më siç janë mbështetur. Ju lutem zotërinj, kujtoni vetëm Donald Lunë. Në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë, dilte përkrah Saimir Tahirit dhe përgëzonte policinë për rezultate të shkëlqyera kundër drogës. A nuk ishte kjo një mbështetje e hapur për narkoshtetin, bazuar në doktrinën e Xhorxh Sorosit, që ndërmerrte rezoluta në OKB për të ndërprerë luftën kundër trafikimit të drogës? Dhe i njëjti njeri, kur do akuzohej nga antimafia italiane Saimir Tahiri me dokumente zyrtare, do u thoshte shqiptarëve se ju jeni mësuar me procese politike në kohën e komunizmit. A nuk ishte Juri Kim që riktheu në Shqipëri kulturën e mohimit me ekspozitat që bënte në kremtimin e 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane? Për ne nuk ishin habi se i kishim përjetuar në diktatura, por që t’i paraqiste ambasadorja amerikane, ishte turpi i dheut”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri nënvizoi se me zgjedhjen e Trump dhe refuzimin që iu bë Kamala Harris, SHBA shpëtoi vetë në radhë të parë, e po ashtu shpëtoi kombin shqiptar pasi Presidenti i ri amerikan është garant për sigurinë, por ka vlerë shumë të madhe edhe për vlerat universale jo vetëm në Amerikë, por edhe në botë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here