Berisha në intervistën për Rai3, ‘Il Cavallo e la Torre’: Ne jemi në një regjim diktatorial

0
9

Kreu i opozitës Sali Brisha ka thënë një intervistë për kanalin italian Rai3. Ai ka komentuar gjendjen e opozitës në Shqipëri por edhe marrëveshjen e Melonit me kreun e qeverisë shqiptare për emigrantët.

Biseda:

Gazetari: Ju çdo ditë dilni në ballkon dhe flisni me përkrahësit tuaj. Aktualisht ndodheni në arrest shtëpiak

Berisha: Unë vazhdoj betejën time për vlerat në të cilat besoj, për parimet që mbroj. Kauza është e drejtë.

Gazetari: Sipas ligjit shqiptar, a mund ta jepni këtë intervistë?

Berisha: Sipas ligjit shqiptar, po; sipas vendimeve të skllevërve të Edi Ramës, jo.

Berisha: Marrëveshja ‘Meloni-Rama’ nuk ishte e pranueshme për ne.

Gazetari: Po flisni për marrëveshjen për të huajt në veri të Shqipërisë?

Image

Berisha: Po, për këtë.

Gazetari: Jeni kundër kësaj marrëveshjeje?

Berisha: Ne kemi qenë gjithmonë kundër për një arsye të vetme: të drejtat e njeriut! Kjo ka qenë marrëveshja më e fshehtë pas Luftës së Dytë Botërore që kam parë ndonjëherë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë e mësoi nga TV. Ai ishte në një konferencë kur gazetarët e pyetën dhe ai nuk dinte asgjë.

Gazetari: Giorgia Meloni po ndjek një politikë të eksternalizimit të kufijve.

Berisha: Absolutisht nuk mendoj se kjo është zgjidhja: të jemi një rezervuar për emigrantët që shkojnë në vendet europiane nuk mund të pranohet.

Gazetari: A mund t’ju pyes, ju personalisht çfarë marrëdhënie keni me Giorgia Melonin?

Berisha: E kam admiruar Melonin si një “makinë” të jashtëzakonshme elektorale. Ajo ka qenë një fenomen elektoral. U bë violina e parë e politikës italiane.

Gazetari: Por ka lindur një miqësi e madhe mes Melonit dhe Edi Ramës?

Image

Berisha: Edi Rama është një bluffist, ai tha se nuk humb asgjë. Tha se gjithçka është italiane, sepse ai e dinte se do të kishte një problem të gjatë nga këndvështrimi i marrëdhënieve publike, mediave dhe organizatave për të drejtat e njeriut. Ai e dinte këtë dhe donte të bënte sikur nuk kishte asnjë lidhje me këto probleme.

Gazetari: Pra, ai po ia heq përgjegjësinë vetes dhe ia kalon Giorgia Melonit?

Berisha: Po!

Gazetari: Por atëherë pse Giorgia Meloni u hodh në këtë ide të dy qendrave në Shqipëri?

Berisha: Nuk e di dhe nuk e kam kuptuar këtë gjë, sepse Meloni bëri këtë marrëveshje shumë të rëndësishme në Europë.

Gazetari: Dhe Edi Rama pse e bëri?

Berisha: Rama bën gjithçka për të forcuar pushtetin e tij.

Gazetari: Për arsye të zgjedhjeve?

Berisha: Për arsye të zgjedhjeve, Rama ka kryer dhe krime të rënda.

Gazetari në protestë: Përkrahësit e Sali Berishës kanë bllokuar rrugën që të çon nga Tirana në Durrës. Ata protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Berisha: Ne jemi në një regjim diktatorial. Qeveria kontrollon vullnetin e qytetarëve me mjete të ndryshme. Ne do të luftojmë me të gjitha forcat tona që shqiptarët të kenë të drejtën të votojnë si qytetarë të lirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here