Diku ekziston një atdhe ku:
-Të rinjtë rrinë në kafene dhe pensionistët protestojnë për vete e për ta;Akademikët debatojnë me zjarr për çështjet globale dhe OJQ-të flasin për çështjet lokale;
Kryeministrin e sheh më shumë në samite ndërkombëtare se në mbledhje qeverie;
Rrogat janë në lekë dhe propaganda bëhet në euro;
Të varfërit paguajnë taksa dhe oligarkët marrin subvencione;
Mjekët bëjnë sikur shërojnë dhe politikanët sikur japin zgjidhje;
Flasin për kuq e zi, por punojnë vetëm për pjesën e zezë!