Mblidhet Hetimori i Shëndetësisë, PD: Plarent Ndreca, një i pandehur po heton!

0
49

Partia Demokratike është kthyer në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë me kërkesën për të shtyrë sërish afatin dhe për të pyetur edhe njëherë dëshmitarët që janë marrë në pyetje nga PS gjatë kohës që mungoi opozita. Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi nënkryetarin Plarent Ndreca se ka uzurpuar komisionin dhe i kujtoi edhe që është marrë i pandehur nga SPAK

Zhupa tha se duhet shtyrë afati i punimeve të Komisionit, pasi një ditë do të duhet vetëm për të marrë në pyetje ish-ministrin Ilir Beqaj.Sot duhet ta kishte nisur maxhoranca me një kërkesë falje, me një kërkesë të tyre për të zhbërë atë që kanë bërë në këtë komision vetëm. Si ka vajtur puna në këtë komision, duhet një tjetër komision hetimor të hetojë shkeljet në këtë komision. Zoti Ndreca ka uzurpuar këtë komision, i cili për ironi të fatit po hetohet vetë. Pra, një hetuar që po heton.

E madje ka edhe të njëjtin avokat si Ilir Beqaj. Ne u përjashtuam sepse maxhoranca donte ta bënte vetë hetimin, të kalonte vetë ligjet, u detyruam të mos merrnim pjesë në një komision që e kishim kërkuar vetë, vetëm e vetëm për të mos hetuar, për të prishur hetimin, për të thirrur kë duan vetë vetëm e vetëm sepse duan që të çojnë në drejtim të kundërt hetimin parlamentar

Ajo që duhet të kërkojmë, është që gjithçka që ka kaluar vetëm nga maxhoranca, duhet të ribëhet përsëri. Mungon një listë e gjatë dëshmitarësh që duhet të kishin ardhur.

Për Ilir Beqajn të duhet një ditë e veçantë, ndaj duhen ditë të tjera, ta shtyjmë dhe duhet edhe ndihma e policisë për ata që refuzojnë të vijnë, që të bëjmë hetim sepse nuk duhet ta bëjmë teatër sepse nëse do e bëjmë gjasme që Ndreca heton Beqajn, më mirë ta mbyllim jo me 14 por me 8 sepse është teatër bajat”, tha Zhupa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here