Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e konsideron antisocial projekt buxhetin e vitit 2025, i cili po diskutohet në komisione prej disa javësh.Buxheti 2025 është antisocial, buxheti i mashtrimeve dhe i vjedhjeve të përbindshme qeveritare. 777 milard lekë për PPP-të korruptive dhe 0 lekë për rritje pagash, ulje fondi për ndihmë ekonomike dhe thërrime për pensionistët
Përshëndetje!
Jemi në këtë konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin për Cështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Prof. Petraq Milo, për të provuar para të gjithë shqiptarëvese buxheti I vitit të ardhshëm I depozituar për miratim në Parlament nga Edi Rama, nuk është gjë tjetër vecse buxheti më antisocial, nuk është gjë tjetër vecse buxheti I mashtrimeve dhe buxheti I vjedhjes së përbindshme qeveritare të taksave, mundit gjakut dhe djersës së shqiptarëve dhe kjo për faktin sepse ky buxhet jo vetëm ul fondet e ndihmës ekonomike, jo vetëm le në mëshirë të fatit mbi 791.000 pensionistë në mbarë vendin, të cilët sërisht mashtrohen, përbuzen dhe përjashtohen nga kjo Qeveri, por më e rëndë akoma është fakti që 8.2 miliardë Euro të këtij buxheti serviren si një tortë që Qeveria po përpiqet ta ndajë me klientët e saj oligarkë dhe ndërkohë parashikon të ndajë vetëm thërrime për taksapaguesit e ndershëm shqiptarë.
Ky buxhet nuk ka asnjë fond shtesë për pagat, pra ka 0 politika për paga dhe 0 rritje pagash.
Nuk ka asnjë parashikim në buxhetin e vitit të ardhshëm për indeksimin e pagave për shkak të rritjes së cmimeve.
Fondi për politika të reja pensionesh për vitin 2025 parashikohet vetëm në 1.6 miliardë Lekë ose një rritje tërësisht e papërfillshme as 1% ku ndërkohë vetëm niveli I infacionit I parashikuar për vitin 2025 është 3%.