Shkullaku: Pushteti po ja degj*neron edhe pleqërinë, qëndrimet e gjithçka… Ja pse po i jargavitet Orbanit

0
105

Zgjedhja e Donald Trump dhe marrëdhëniet që pritet të ketë ai me qeverinë në Tiranë, kanë sjellë edhe reagime të ndryshme. Gazetari Armand Shkullaku shprehet se kryeminstri Edi Rama nuk është serioz në qëndrimet e tij.

Në fillim nxorre një Ramë të ri, që thoshte se; mos e dhëntë Zoti të fitojë Trump që të fitojë, se do të jetë kërcënim për Amerikën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë.Pastaj nxorre një Ramë të thinjur, të mplakur që thoshte se; Trump nuk duhet marrë me paragjykim, sepse mund të jetë një zgjedhje shumë për mirë.”- shprehet Shkullaku.Shkullaku thekson se Edi Rama shkon dhe i jargavitet Viktor Orbanit, vetëm e vetëm se ky i fundit është ndërmjetës sot i Donald Trump në BE.

Tani njeriu mendon se duke u plakur t’i vijnë mend, të bëhet më serioz, se nuk ka shumë kohë të korrigjojë veten.

Çështja është se ky është plakur duke qenë në pushtet, e meqë ky pushtetin e ka qëllim në vetvete, pushteti po ja degjeneron edhe pleqërinë, qëndrimet e gjithçka.

Për mua është turp të jem qytetar i një kryeministri të majtë, progresistë që e quan ai veten, që i jargavitet Orbanit, që është një lider autoritar që kritikohet nga të gjithë forcat progresiste në Europë dhe botë, që nuk ka lejuar liri të medias, ka shtrirë kontrollin mbi drejtësinë dhe pushtetet në Hungari.

Orbani përfaqëson qëndrimin më ekstrem në Europë. Dhe ky shkon tek këta, del në një konferencë me të, pasi siç e tha edhe Batoni, Orbani është i vetmi ndërmjetës sot i Trump në BE. Ky njeri që Trump e quante; turp i civilizimit, tani që i kanë dalë thinjat e quan një gjë të mirë për Europën”, tha Shkullaku në “Çim Peka Live

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here