Berisha: Ftoj te gjithe demokratet te bashkohen!

0
29

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se zgjedhjet e ardhshme, nëse do të jenë të lira, do të çojnë Edi Ramën në opozitës.

Ai tregoi në “Of the Record” se sondazhet e fundit e nxjerrin Partinë Socialiste në nivelet e zgjedhjeve të marsit të 1992 dhe kjo sepse urrejtja për Ramën është shumë e madhe në popull.

“Partia e krimit shkon në nivelet e vitit 1992 sipas sondazheve tona. Urrejtja për Ramën është e madhe. Po vjedhin si lukuni paratë e shqiptarëve”, tha Berisha.

Më tej, Berisha kishte dhe një thirrje për të gjithë demokratët të bashkohen në partinë e tyre, duke përjashtuar këtu vetëm Lulzim Bashës, që sipas tij po krijon një parti të re.

“Të gjithë demokratët janë thërritur që të bashkohen, përveç Lulzim Bashës. Ftoj të gjithë demokratët të kthehen në partinë e tyre. PD kaloi një kalvar heroik. Qëndroi e pamposhtur ndaj një grushti shteti dhe them shumë shpejt do të jetë forcë qeveritare”, tha ish-kryeministri në A2. (A2 Televizion)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here