Berisha: Të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive. Opozita e opozitës është thjesht stoli e Edi Ramës

E pyetur në lidhje me disa pohime të Lulzim Bashës se është duke bashkëpunuar me Llapaj dhe Shababnin, kryedemokrati bëri edhe një ironi.

‘Të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive’, tha Berisha, ndërsa bëri thirrje për bashkim të të gjithë atyre që janë kundër Edi Ramës.

Të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive

Por, unë shfrytëzoj rastin që të gjithë ata të cilët mendojnë dhe besojnë se narkoshteti, narkodiktatura dhe Edi Rama janë e keqja më e madhe e kohërave të këtij vendi pas diktaturës komuniste, duhet të bashkojnë forcat kundër Edi Ramës.

Kjo është thirrja ime.

Opozita e opozitës është thjesht stoli e Edi Ramës’,tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Share it :