Katastrofa mjedisore në Elbasan/ Sula: U merrni miliona euro qytetarëve për t’i mbytur me tym kancerogjen

Deputeti demokrat, Dashnor Sula reagoi pas katastrofës mjedisore në Elbasan.

“Katastrofë mjedisore në Elbasan!

Malit me plehra i është vënë sërish zjarri në Elbasan duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore. Nuk mjaftojnë kompanitë private që kanë bërë me nam Shqipërinë për mbetjet toksike edhe ndërkombëtarisht, por 2 herë në vit në vendin ku qëndron inceneratori 33 milionë euro, digjen mbetjet duke ndotur në mënyrë të parikuperueshme të gjithë zonën.

Kjo është kriminale! I merrni lekët qytetarëve për t’i mbytur me tym kancerogjen,” shkruan ai.

Share it :