Prokurorët e Sorosit pësojnë 12 disfata të mëdha, rrëzohet agjenda e miliarderit ultra-majtist

0
48

Nga Michael Dorgan, FOX NEWS

Amerikanët rërzuan qasjen ultra të majtë ndaj krimit, nëse shikon zgjedhjet për prokurorët e qarkut të kësaj jave.Një duzinë nga 25 prokurorët e qarkut, të lidhur me George Soros, për të cilët u votua këtë javë, u mundën ose u tërhoqën nga gara, duke sinjalizuar një reagim kundër politikave progresive që kritikët thonë se janë shkaktare për një rritje të krimit në të gjithë vendin në vitet e fundit.Shumë nga kandidatët humbës të Sorosit po konkurronin për poste në bastione të majta dhe pësuan humbje të rënda pavarësisht se zëvendëspresidentja Harris grumbulloi një shumicë komode në të njëjtat zona – duke treguar se një pjese të madhe të demokratëve u ka ardhur në majë të hundës me eksperimentin e butë të së majtës progresive ndaj krimit.

Soros, miliarderi i krahut të majtë me origjinë hungareze, drejton një rrjet të errët parash të organizatave jofitimprurëse, që financojnë kandidatë të ndryshëm anembanë botës, që përputhen me axhendën e tij progresive, duke përfshirë Fondacionet e tij të Shoqërisë së Hapur. Soros i ka dhënë mbi 32 miliardë dollarë Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur që nga viti 1984, sipas faqes së saj të internetit.

Humbja më e profilit të lartë këtë javë erdhi në qytetin e Los Anxhelosit, ku Prokurori i Qarkut, George Gascón, i mbështetur nga Soros, u mposht me 24% diferencë nga kundërshtari i tij i ashpër ndaj krimit, Nathan Hochman, një ish-prokuror federal.

Në të kundërt, Harris fitoi në këtë zonë me 30 pikë.

Në zona të tjera të shtetit të bastionit liberal, Prokurori i Qarkut të San Françiskos, Brooke Jenkins, mundi me lehtësi prokurorin Ryan Khojasteh, i cili ishte kandidati i zgjedhur i ish-prokurores së qarkut Chesa Boudin, e cila u tërhoq në vitin 2022.

Jenkins pohoi në janar se qyteti ka përjetuar një “kthesë të vështirë djathtas” vitet e fundit.

Në një humbje tjetër për prokurorët e mbështetur nga Soros në këtë shtet ishte ajo e Prokurores së Qarkut në kontenë e Almedës, Pamela Price, e cila u tërhoq më pak se dy vjet pas marrjes së detyrës pas reagimit të ashpër për qasjen e saj të supozuar të butë ndaj krimit.

Harris fitoi këtu me rezultatin 75%-25%.

“Në gjithë shtetet e lëkundura, dhe në shtetin e origjinës së zëvendëspresidentes Harris në Kaliforni, një pjesë e konsiderueshme e demokratëve votuan për të rrëzuar prokurorët progresivë,” thotë Sean Kennedy, drejtor i politikave të Fondit të Mbrojtjes Ligjore të Zbatimit të Ligjit.

“Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se qasja e butë ndaj krimit nuk është vetëm një eksperiment politik i dështuar, por edhe një humbës politik – madje edhe në zonat thellësisht të majta”.

Propozimi 36 në Kaliforni, i cili kërkonte të rivendoste dënimet e ashpra për drogën dhe vjedhjet, kaloi lehtësisht me 70.4% të votuesve. Çdo qark në shtet votoi në favor të Propozimit 36.

Humbjet vijnë pasi dyqanet dhe supermarketet janë goditur rëndë nga vjedhjet, plaçkitjet dhe bandat e krimit të organizuar, ndërsa qytete si San Francisko, Oakland dhe Los Anxhelos janë shkatërruar nga rritja e krimit ndaj pronës dhe vjedhjet.

Kennedy thotë se reagimi i votuesve kundër politikave të buta ndaj krimit ishte veçanërisht i mprehtë në shtetet e lëkundura.

Në Gjeorgji, Prokurorja e Qarkut Athinë-Clarke dhe Oconee, Deborah Gonzalez, u rrëzua me 20%. Ajo përfaqësonte të njëjtin qark ku studenti i infermierisë, Laken Riley, dyshohet se u vra nga një emigrant ilegal, i cili ishte arrestuar dhe më pas liruar përpara krimit brutal.

Ndërkohë, prokurorët tradicionalë në kontenë Maricopa të Arizonës dhe në qarkun Macomb të Miçiganit tejkaluan kufirin e fitores së Trump dhe mposhtën sfiduesit e mbështetur nga Soros, sipas Kennedy.

“Në garat më të rëndësishme të prokurorëve të qarkut, prokurorët me prirje tradicionale morën më shumë vota sesa Donald Trump ose Kamala Harris, sepse një në tetë votues të Harris mbështeti kandidatin e ashpër ndaj krimit. Rezulton se siguria publike nuk është çështje partizane, por është një çështje me sens të përbashkët”.

Megjithatë, pati fitore për kandidatët e lidhur me Sorosin, me prokuroren progresive të Savannah, Shalena Cook Jones, që mbajti vendin e saj me 7%.

Në Florida, Monique Worrell e mbështetur nga Soros rifitoi pozicionin e saj si prokurore e qarkut Orange-Osceola, duke mposhtur Andrew Bain me pak më shumë se 5%. Ajo u rrëzua vitin e kaluar nga guvernatori i Floridës Ron DeSantis për “shpërdorim detyre” ndaj krimit.

Megjithatë, një tjetër armik i DeSantis, Andrew Warren, humbi ndaj republikanes Suzy Lopez në kontenë Hillsborough. DeSantis pezulloi Warren në gusht 2022 pas refuzimit për të zbatuar ndalimin e abortit nga shteti.

Kennedy thotë se nga afërsisht 75 prokurorë të lidhur me Sorosin në mbarë vendin, që organizata e tij ka identifikuar në vitin 2022, mbi 30 janë larguar nga detyra dhe 20 janë zëvendësuar nga prokurorë tradicionalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here