Shkarkoi kontenierët me mbetje toksike, anija largohet nga Durrësi

Pas përfundimit të operacionit të shkarkimit dhe skanimit të 102 kontejnerëve me mbetje të dyshuara toksike, anija turke “Moliva” ka lënë portin e Durrësit dhe është nisur drejt portit italian Gioia Tauro, ku do të vazhdojë normalisht aktivitetin e saj transportues.

Operacioni i koordinuar i autoriteteve shqiptare i dha fund qëndrimit të gjatë të anijes në Shqipëri, një periudhë që u shoqërua me procedura të hollësishme sigurie dhe kontrolli. Ndërkohë ngarkesa me mbetje u depozitua në venddepozitimin e krijuar në kohë rekord në periferi të qytetit bregdetar, në Spitallë, në afërsi të EkoParkut, rrugës për në Sektorin Rinia.Venddepozitimi i sapokrijuar ku ndodhen rreth 2100 mbetje të metalurgjikut është nën administrimin e AAPSK dhe nën monitorim të plotë të kamerave dhe policisë.

Share it :