Berisha pyetje Dumanit: Cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente?

0
78

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar mbrojtjen politike që i bën kreu i SPAK, Altin Dumani, kryeministrit Edi Rama, edhe pse dosjet kriminale në drejtim të tij vetëm shtohen, që nga vendimet e firmosura për 6 milionë m2 tokë, apo firmoa për vëllain e tij duke i marrë tokën pronarëve dhe deri te korruptimi që i bëri ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

‘Po tani, o llum që ata të cilët mbrojtën Edi Ramën morën damkën e historisë, ku do shkosh ti që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendit mik dhe aleat shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të luftuar opozitën?’, u shpreh Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’

Gjithashtu Berisha përsëriti edhe akuzën e rëndë në drejtim të Altin Dumanit, ku e pyet se ku i gjeti paratë për të blerë 3 apartamente.

Po cili shqiptar mund të bëjë 3 apartamente? Cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente?’, theksoi Berisha.

Berisha: Edi Rama ka firmosur me dhjetëra e dhjetëra vendime për 6 milion m2 tokë, në të cilat thuhet se është në çdo kontratë 30% aksioner.

Vendime nominale, vendime me emër mbiemër. Ka firmosur për vëllain e tij, duke iu marrë tokën pronarëve. Firmos për minsitrat, duke marrë përqindjen e tij.

Edi Rama është sot zyrtari i vetëm në Shqipëri dhe në botë në rastin e të cilit njeriu që ka korruptuar dhe i ka paguar 224 mijë dollarë ryshfet kundër Sali Berishës është dënuar me burg si i dënuar nga Gjykata e Uashingtonit 2 vjet e 4 muaj.

Njeriu që i dha paratë, njeriu që e korruptoi, Edi Rama mbrohet nga mercenar Dumani, nga llum Dumani.

Po tani, o llum që ata të cilët mbrojtën Edi Ramën morën damkën e historisë, ku do shkosh ti që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendit mik dhe aleat shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të luftuar opozitën?

Çfarë fytyre ke ti mor? Ke fytyrë ti? S’ke fytyrë! Ti ke fytyrën e zezë të këpuceve të Edi Ramës, asgjë tjetër!

Ti faqezi që drejton një organizatë kriminale politike në Skapin e partisë mbyll dosjet e Edi Ramës, ministrave të tij, zyrtarëve të tij, vëllait të tij.

I burgos deputetët e opozitës. Zvarrit ish-presidentë para të cilëve jepje duart në Kushtetutë, o i pa besë dhe i pa moral. Të gjitha këto i bën se je një hajdut ordiner. Të gjitha këto i bën se 8 vite më parë, jo tani, je gjetur me 3 apartamente me rrogën tënde.

Po cili shqiptar mund të bëjë 3 apartamente? Cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente?

Apo të mori peng Edi Rama? Të mbron për të bërë pyetjet 1 milionëshe.

Drejtësia vonon, por nuk harron!

E vërteta vonon, por fytyra juaj, karakteri juaj do të dalë në dritë. Dhe harroje se ka diplomatë, harroje se ka shtetar, harroje se ka zyrtar në botë se do të mbrojë Edi Ramën dhe ty nga vrulli, nga revolta, nga zemërimi i shqiptarëve.

Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!

Fitore! Fitore! Fitore!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here