Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë para parlamentit ditën që do të votohet buxheti, i cili sipas kryedemokratit është ‘buxheti antiqytetar’.
‘Ju ftoj ditën e votimit të buxhetit, shqiptarët para parlamentit’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij në protestën që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Edhe njëherë, ju falënderoj me mirënjohje.
Ju ftoj ditën e votimit të buxhetit, shqiptarët para parlamentit.
Shqiptarët para parlamentit.
Mosbindja civile është betimi ynë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!