Blushi: Ky është urdhëruesi i rrëmbimit të Ilir Metës. Rama do ta shpërblejë si kryepolic të Tiranës

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka zbuluar identitetin dhe foton e drejtuesit të ‘Operacionales’, i cili drejtoi operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.Ky është VILSON BALA. Nga Shtoi i Shkodrës. Për këtë shërbim ordiner politik (për të cilin nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër) Edi Rama pritet ta shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës!’,denoncon Blushi në Facebook.

Postimi

Ky është VILSON BALA. Nga Shtoi i Shkodrës.

Më 21 tetor 2024 drejtoi në shkelje flagrante të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Për këtë shërbim ordiner politik (për të cilin nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër) Edi Rama pritet ta shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës

Madje e ka renditur të parin në listë!

Vilson Bala do të kallzohet penalisht.

Siç u kishim premtuar shqiptarëve, zbardhja me emra dhe fytyrë e të gjithë bandës së terroristëve të maskuar vijon!

Share it :