Tre javë pas masakrës së Dobraçit, e cila la pas 4 viktima, opinioni publik si dhe qytetarët e Shkodrës ende kanë mbetur të shokuar, se si në mes të ditës ndodhin atentate të tilla, fatale për jetën
Bardh Spahija, ish-kryetar i bashkisë Shkodër, nga studioja e ‘Kafe Shqeto‘ u shpreh se qytetarët shkodranë gjenden në dominimin e plotë të jetës publike nga ana e krimit të organizuar, i cili godet në mënyrë të pa paralajmëruar në mes të ditës, madje shpesh-herë edhe duke gëzuar mbështetjen e strukturave të shtetit.Sigurisht ishte një masakër, për fat të keq e e paralajmëruar që tronditi fatkeqësisht opinionin publik, dhe jo vetëm shkodranët për gjithandej për nga egërsia, mënyra se si u realizu apo për faktin se ishte një vend publik në mes të qytetit
Aq më tepër kjo ishtë një ngjarje e paralajmëruar, sepse i referohem këtu atij denoncimi dhe kërkese për mbrojtje të paraqitur nga i ndjeri Arlind Bushati, në organet e policisë së shtetit, e cila për fat të keq përfundoj në vesh të shurdhët.
Qytetarët shkodranë sot gjenden në dominimin e plotë të jetës publike nga ana e krimit i cili godet në mënyrë të papalajmëruar duke goditur në mes të ditës, madje shpesh-herë edhe duke gëzuar mbështetjen e strukturave të shtetit, institucione këto që do duhet të ishin në vijën e parë kundër luftës së krimit.
Këto i kemi faktuar edhe përmes përgjimeve SKY, ku shihen jo vetëm policë, por edhe drejtues të tyre të tyre të implikuar në mbështetjen, madje edhe organizimin disa herë të këtyre aktiviteteve.
Thënë ndryshe, situata në Shkodër është e ndjerë, e ngjashmë me një terror psikologjik të cilën e vuajnë çdo ditë qytetarët shkodranë.
Duke i shtuar këtu edhe vetminë e thellë që ka mbështjellë qytetarët, që ndihen të braktisur nga ai që duhet të ishte mbrojtës i tyre, shteti shqiptar.
Tanimë shteti shqiptar është i pamundur që të luftojë krimin, atë krim të cilin ai e përdor për të marrë pushtetin e për të siguruar votat nga krimi i organizuar.
Ka një marrëdhënie simbiozë tanimë të bërë një me krimin e organizuar që i japin njëri tjetrit mbështetje e siguri.
Krimi i organizuar mbledh vota e siguron vota për mazhorancën aktuale, për përfaqësuesit e Edi Ramës me kërkesën e tij, ndërkohë që më pas ai gëzon mbështetjen e të gjithë qeverisë.Ky është një raport i interesave të ngushtë, që i bën bashkë i shkrin në një krimin e organizuar dhe qeverinë”, u shpreh Bardh Spahia.