Elon Musk është emeruar të drejtojë Departamentin e Eficensës së qeverisë Amerikane. Administrata në SHBA shpenzon 6.5 trilionë dollarë.
Nëse Elon Musk-ut do t’i ngarkohej e njëjta detyrë në Shqipëri – do ta niste nga 10 pyetje:
Si ndodhi që administrata shtetërore në Shqipëri, në 10 vjet shkoi nga 83 mijë në 186 mijë punonjës edhe pse harxhohen miliona euro për digjitalizimin (e albania)?
Pse u dyfishua numri i të punësuarve në pushtetin lokal nga 20 mijë në 40 mijë kur reforma u bë peër të ulur numrin e punonjësve?
Pse nuk u rritën pensionet kur reforma e 2014 rriti moshën e daljes në pension?
Pse u rrit çmimi energjisë kur u ul numri i atyre që nuk paguanin energjinë?
Pse u rrit numri i të punësuarve në ujësjellësa dhe u ul numri i orëve të furnizimit me ujë të pijshëm?
Pse me rënien e kërkesës për banesa është rritur çmimi i banesave?
Pse është forcuar leku dhe dobësuar euro/dollari?
Pse është i lartë çmimi i naftës kur euro dhe dollari janë “përtokë”?
Pse më shpejt mund të ndërtohet një qytet në Mars, se unaza e Madhe 20 km në Tiranë?