Berisha: Mësimi kryesor që duhet të nxjerrim nga fitorja e Trump është takimi me njerëzit

0
50

Edhe në takimin me drejtuesit e qarqeve, lideri i opozitës Sali Berisha ka sulmuar mediat e kapura nga Edi Rama. Sipas tij, ekranet kryesore, kombëtare në vend janë kthyer në shërbëtorë të Ramës dhe censurues të opozitës.

Duke marrë shembull sërish nga fushata e presidentit Donald Trump, Berisha theksoi se, takimi çdo ditë me njerëzit është mësimi kryesor i asaj fushate.

“Tani vijmë tek një çështje e dytë madhore, e lidhur po me programin.

Ne jemi sot në kushtet e një agresioni mediatik të paimagjinueshëm.

Avokatura e diktaturës, për fat të keq më duhet ta them, më kujton vitin 1990.

Vit në të cilin duhet ta pranojmë, diktaturat kishin rënë, por përsëri shumica e heshtur vazhdonte me heshtjen.

Ndaj dhe në këto kushte, në kushtet kur 4 televizionet kombëtare janë klonuara si RTSH apo ERTV nga zyra e Edi Ramës, këto televizione janë shndërruar në abuzuesit më të mëdhenj të hapësirës mediatike shqiptare.

Këto televizione janë në diktatin e zyrave të Edi Ramës dhe kanë arritur gjer aty sa 90 përqind të kohës ia kushtojnë Edi Ramës dhe narkozyrtarëve të tij.

Nuk po merrem këtu me deformimin që u bëjnë lajmeve për opozitën.

Në një udhëzim që u kam dërguar ju për qëndrimin ndaj mediave nuk ndryshon asgjë, përveç faktit se ju, anëtarët dhe mbështetësit tanë, drejtuesit e degëve, deputetët, do bazoni gjithçka në takimin me qytetarët, në takimin direkt me qytetarin,.

Presidenti Donald Trump, përveç Tëitter-it të Elon Musk, gjithçka tjetër e kishte kundër.

Por ishin takimet e tij me qytetarët të trefishta të krahasuara me rivalët, ishin takimet e aktivistëve republikanë me qytetarët ato që zbehën, asgjësuan fuqinë manipuluese të medieve kryesore dhe të polleve toksike, të cilat vërshonin në të katër anët për të mashtruar qytetarët.

Pra, në qoftë se ka një mësim kryesor që ne mund të nxjerrim nga fitorja e presidentit Donald Trump është takimi me njerëzit si rruga më efiçente, më e suksesshme, më e sigurt e komunikimit dhe neutralizimit të agresionit mediatik qeveritar, mashtrimeve që përhapen çdo orë nga mediat e klonuara në zyrat e Edi Ramës”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here