Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka bërë me dije se opozita nuk do të dorëzohet dhe do të vijojë misionin e saj dhe protestat para Bashkisë së Tiranës të cilën e quan si lavatriçen e pastrimit të parave të krimit të organizuar dhe selinë e “5D” dhe inceneratorit të Tiranës.Protesta do të mbahet ditën e premte, në datën 15 nëntor, në orën 11:00.Po ashtu ka kritikuar SPAK-un duke theksuar se Veliaj ka pasur të drejtë që i ka quajtur kolegë derisa, kryebashkiaku vijon të ushtrojë detyrën dhe nuk po përballet me drejtësinë.
Të premte, datë 15 nëntor, ora 11:00, shihemi sërish në protestë përpara selisë së ‘5D’ dhe inceneratorit Tiranë.
Bashkia Tiranë sot është shndërruar në lavatriçen më të madhe të larjes së parave të krimit të organizuar, me dhënien e lejeve të ndërtimit për mbi 10 milionë metër katrorë sipërfaqe.
Ndërkohë vijojmë të paguajmë 80 mijë euro në ditë, për një incenerator që nuk ekziston.Nga ana tjetër SPAK vijon betejën politike me opozitën! Afërmendsh që Veliaj paska pasur të drejtë kur i konsideroi kolegë prokurorët e SPAK!”, shkruan Këlliçi.









