Gazetarja Alba Kepi ka deklaruar se pakti Rama-Meloni, e kthen Shqipërinë në një laborator eksperimental antieuropian dhe antinjerëzorë
Ndërsa për kthimin e 12 emigrantëve të dytë nga Shqipëria në Itali, Kepi tha në Syri TV se Gjykata e Romës ja ka kaluar çështjen Gjykatës Europiane për një vendim të qartë mbi këtë pakt antinjerëzor.
Meloni po e përdor Shqipërinë si një kavie për egon e saj politike europiane’- u shpreh gazetarja.
Në fakt debati është mjaft i ndjeshëm, debat i përqëndruar në shumë fronte. Debat ideologjik, civil, europian, global, një debat politik dhe diplomatik pasi sot kishim deklarata të Elon Musk kundër drejtësisë Italiane, kemi dhe një debat të fortë pushtetesh.
Sa i pavarur është sistemi i drejtësisë, sa influencon qeveria Meloni në drejtësi apo sa të forta janë deklaratat.
Ndërsa shqipëria bëhet laborator eksperimental i një pakti antieuropian dhe antinjerëzor, për sa kohë në shqipëri kemi një nglizhencë të mos qartësisë të një debati që na pret në Itali gjërat janë serioze.
Nëse në 12 emigrantët e parë Gjykata e Romës u shpreh kundër dhe tha që do të kthehen në Itali, në këtë vendim të dytë Gjykata e Romës tha se topin e përgjegjësisë ja kalojmë Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Ajo duhet të japë një sinjal apo një vendim të qartë mbi këtë pakt të Melonit me Ramën, që sipas Gjykatësve, Magjistraturës Drejtësisë të Departamentit të Sektorit Civil të të Drejtave të emigracionit në Gjykatën e Romës është anti normativës Europiane.
Këtu serioziteti i kësaj çështje nuk është rikthimi apo kosto e lartë që ka çdo emigrant që vjen dhe shkon por edhe për faktin që këtu bëhet një shkollë juridike në mënyrën se si arroganca e një qeverie siç është Meloni, e cila për egon e saj politike europiane dhe për kërkesëne saj për tu qasur në samitin e vëndeve antare të BE-së si një lider europiane që sjell një ofertë për të zgjidhur hallin e madh që ka BE, pasi kanë dekada që dështojnë në politikat e emigracionit, duke përdorur si kavie territorin Shqiptarë.
Ky debat duhet të na prekë dhe përfshijë pavarsisht se në mbështesim një krah politik. Do të ishte shumë më mirë që ky vend, një partner strategjik në rrugëtimin tonë europian, jo nga Meloni por nga shumë lider të cilët kanë mbështetur vendin tonë në momentet më dramatikë postdiktature.Sorrosi bazohet se është një nga ata që ushqen politikat e fluksit në masë të emigracionit klandestin drejt vëndeve të BE-së. Një nga filantropet të cilët spekullojnë dhe fuqizojnë trafikun e qënjeve njerzore dhe fuqizojnë gruper e strukturuara kriminale.