Sterilizimi/ Kërkohet të dëshmojnë Edi Rama dhe Vilma Nushi

0
55

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre për të thirrur për të dëshmuar për këtë çështje kryeministrin Edi Rama dhe Vilma Nushin.

Ata kanë firmosur dokumentin ku kërkojnë këtë të mërkurë të dëshmojë Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me koncesion të këtyre shërbimeve.

Po ashtu kërkohet thirrja si dëshmitare po këtë të mërkurë edhe e zonjës Vilma Nushi në cilësinë e pronares së dy kompanive e cila është pjesë e një prej koncesioneve objekt i veprimtarisë hetimore të këtij Komisioni.Sipas anëtarëve të opozitës refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë Komision, për të thirrur Ramën dhe Nushin është tërësisht në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here