Berisha: Prokurori anti-Trump u largua si mi, do bashkëpunojmë me DASH për drejtësi të varur nga ligji dhe jo nga politika

0
25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, u shpreh se SPAK kontrollohet nga Edi Rama.

Sipas Berishës, me ardhjen në pushtet të demokratëve, do bashkëpunojë me departamentin e ardhshëm të Donald Trump, si dhe me Komisionin e Venecias, për t’i dhënë Shqipërisë drejtësinë e varur nga ligji dhe jashtë kontrollit politik.

“SPAK kontrollohet nga Edi Rama. Çështja e reformës në drejtësi ka qënë çështje e ambasadorëve në Tiranë dhe i DASH. Jam shumë i bindur se me këtë departament do bashkëpunojmë me Komisionin e Venecias për t’i dhënë Shqipërisë drejtësinë e varur nga ligji dhe jashtë kontrollit politik. Mos harroni një gjë.

A ka gjë më të shëmtuar sot se sa prokuroi Smith i cili ngriti një mal akuze kundër presidentit Trump dha dorëheqjen për tu larguar si mi nga detyra.

Gjykatësi që e dënoi 450 milionë euro, civile, pra kjo specie e shpërfyturuar njerëzish që s’kanë as ligj as moral që u krijuan nga Xhorxh Sorros dhe në Shqipëri nga Edi Rama. Kjo do marri fund. SHBA ka një detyrim madhor të ndihmojnë popullin shqiptar për t’i dhënë vendin e merituar kësaj drejtësie”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here