Blerja e energjisë/ KESH tender 20 milionë euro për 13 ditë! Shmanget bursa, procedura në një platformë të fshehtë

0
81

Më shumë se 20 milionë euro për vetëm 13 ditë ka shpenzuar KESH përmes tenderëve për blerjen e energjisë elektrike.

Mister mbeten kompanitë që i kanë bërë këto oferta. Në procedurën e 4 nëntorit KESH ka kërkuar 62 580 MWH energji dhe 7 119 MWh në tenderin e datës 11 nëntor.

Për të njëjtat periudha kohore KESH ka blerë vazhdimisht më pak se gjysmën e energjisë elektrike nga sa ka blerë në dy tenderët e fundit. Për më tepër çmimi i energjisë është rritur me mbi 50 euro për megavat.

Nëse më herët KESH ka blerë energji me një çmim mesatar prej 100 eurosh për MWh sot atë e blen me mbi 150 ndërsa gropa në buxhetin e shtetit nga energjia elektrike është shumë e madhe.

Sipas burimeve të News24, këtë të premte pritet zhvillohet një tjetër tender për të shpenzuar sërish para.

Kujtojmë se Shqipëria investoi në ndërtimin e bursës Shqiptare ALPEX 2.2 mln euro e cila ende nuk përdoret. Gjithnjë është marrë si referencë bursa hungareze HUPX por tanimë tenderët po zhvillohen jashtë bursës duke përdorur një platformë ku bëhet publik vetëm rezultati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here