Do bëjmë publike prova mostruoze/ Vokshi: Do kallëzojmë në SPAK Ramën, Manastirliun dhe Vilma Nushin

0
18

Pasi Komisionit Hetiromor për ‘Sterilizimin’ dhe ‘Check UP’ i përfunduan afatet, deputetja e PD-së Albana Vokshi ka deklaruar qëllimi final i mazhorancës, ishte sabotimi I tij.

E ftuar në Syri TV, Vokshi tha se janë siguruar prova të mjaftueshme për të dërguar në SPAK, kallëzime të përbashkëta apo të ndara, kryeministrin Edi Rama, Vilma Nushin, ish-ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun e persona të tjerë të përfshirë.

Më tej deputetja demokrate theksoi se opozita do të përgatisë një raport mbi gjetjet e këtij komisioni, për t’ia vendosur më pas në dispozicion publikut, ambasadorëve të akredituar në vendin tonë dhe ndërkombëtarëve.

Kanë bojkotuar mbi 10 mbledhje të komisionit e kanë votuar kundër çdo propozimi të opozitës dhe me votë të rrëzonte kërkesat tona. Janë 10 dëshmitrarë që duheshin thirrur, po për shkak të kohës nuk u morën. Është Rama, Vilma Nushi, etj, lista s’është ezauruar, lista thotë duhen ezauruar. PS bëri atë që në ditëne  parë, të dështontëe hetimin parlamentar.

Ne kemi ndjekur paranë, një pjesë të mirëtë dokumenteve e kemi siguruar. Kemi bërë ndjekjen e parave nga ministria, shteti, nënkontraktorët dhe individët. Kemi pafund prova, ne do bëjmë raportin tonë dhe do e vendosim në dispozicion të publikut, ambasadave, faktorit ndërkombëtar. Do shpalosim çdo ditë shjkeljet marramëndëse të koncesioneve. Ata kishin si qëllim të mbonin Ramën dhe këtë bënë edhe me Beqajn.

Me presionin tonë, u munduam të marrim kohë, siguruam informacion dhe kemi mjaftueshëm për të bërë kallëzime të përbashkëta apo të veçanta, për Ramën, Nushin, Manastirliu. SPAK ka hetuar perciptazi për Manastirliun, një hetim vetëm për një pjesë të vogël. Impliementimi është një gropë e zezë e madhe, një incinerator që thith paratë.

Ka sjellë dëmë në buxhet. Ogerta është sot e lirë, ka bërë shkresa e sot duhet të ishte në burg. Do t’i marrim e do t’ia dorëszojmë SPAK e sigurisht do t’i publikojmë”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here