Gazetari Sokol Bregu, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, zhvillimet e dosjes “Toyota Yaris” u shpreh se ndryshe nga shumë dosje që jepen në media dhe bëhen publike, kjo mbahet sekret, sepse aty mund të përfshihen edhe prokurorë të SPAK-ut.
Lëvizje ka patur, sepe politikanët kur marrin goditje lëvizin ndryshe. Në bazën e thashethemeve që dalin, aty përfshihen edhe prokurorët e SPAK-ut.
Klodiana Lala: Nuk është thashethem, por është fakt edhe është pyetur nga kolegët, por nuk jemi në gjendje ta themi deri në çfarë niveli.
Sokol Bregu: Shumë prej avokatëve thonë nëpër studio se që dosja ka edhe edhe prokurorë. Ndaj edhe e them si thashethem se ka edhe prokuror të SPAK në bashkëbisedim me prokurorin e Vlorës. Dhe hyjmë në atë që SPAK-un nuk ka kush ta hetojë.