Hysko investitor strategjik, reagon Omonia: Tjetër grabitje e pronave të banorëve

0
60

endimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama për të shpallur “investitor strategjik” kompanitë në pronësi të Turjan Hyskos dhe ish-kryebashkiakut të Vorës, Hekuran Brahimaj ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale. Dhënia e 77 mijë metrave katrorë tokë shtetërore falas në bregdetin e Lukovës për të ndërtuar aty hotele dhe një fshat të madh turistik ka nxitur edhe një deklaratë nga “Omonia”.

“Pavarësisht se “hajdutët strategjikë” sikundër del qartë edhe nga vendimi nuk kanë saktësuar akoma parcelat ku do të ndërtohet fshati turistik dhe nuk kanë asnjë negociatë të përfunduar me pronarët autoktonë të Lukovës, Rama, siç e ka zakon, u bëri ushtarëve të partisë së vet favorin e radhës dhe faktin e kryer me pronat që s’u lëshon certifikatë.

Shpërndarja e pasurive publike me vlera të paçmueshme, tokave, plazheve dhe marrja e pronës nëpërmjet vendimeve faktike pronarëve të ligjshëm, janë prova se plani për grabitjen e pronave në Himarë dhe Bregdet është në vijim dhe se çfarë ka ndodhur këto 2 vitet e fundit me Bashkinë Himarë nuk ishte rastësi, por konspiracion mafioz në favor të oligarkisë partiake që Rama po formëson në Shqipëri.

Ky vendim është prova e radhës se përse u vodh 2 herë mandati i Kryebashkiakut të Himarës dhe perse Rama emëroi kukullën Tavo në Bashki. Ky vendim është gjithashtu prova që Rama do të shpërbëjë kompaktësinë demografike, fetare dhe social-kulturore të Himarës me qëllim që pronat stërgjyshore të Lukoviotëve, Niviciotëve, Himariotëve, Borshiotëve t’ua zhvasë me lloj-lloj skemash e marifetesh e t’ua dhurojë “Hekuranëve dhe Turjanëve “të partisë së vet që po instalohen në bregdet si pronarë fantazmë” – thuhet ndër të tjera në deklaratën ku u bëhet thirrje banorëve të Lukovës të reagojnë ndaj këtyre vendimeve. ©LAPSI.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here