Një në katër familje shqiptare merr borxh për të jetuar. Një pjesë te të afërmit e të tjerët në banka apo institucionet e mikrokredisë… janë 24 për qind e familjeve që kanë marrë të paktën një hua në gjysmën e parë të vitit. Shifra ka mbetur e pandryshuar në raport me 2023-shin.Po e nis nga vetja ime. Jam e papunë, me qira dhe me një pagesë papunësie 10 mijë lekë në muaj. Sigurisht që do marr borxh për të jetuar”, thotë një qytetare e papunë
Në sondazhin “Gjendja financiare dhe huamarrja e familjeve në Shqipëri” që Banka Qendrore ka realizuar rezulton se 35 për qind e borxheve janë marrë për konsum. Hierarkia e nevojave që ka shtyrë shqiptarët drejt borxheve pasohet nga blerjet apo riparimet e banesave, zhvillimi i biznesit dhe studimet.
“Kjo vjen si pasojë e dy arsyeve. të ardhurat janë aq të ulëta sa shumica e tyre duhet të shkojë për ushqim dhe çmimet e këtyre të fundit janë rritur ndjeshëm. Kështu që shqiptarët detyrohen të marrin borxhe edhe për t’u ushqyer”, thotë për A2 CNN, Xhonsila Hoxha, eksperte e ekonomisë.
A2 CNN