Rama dhe vampirja Vilma Nushi, krim kushtetues! Vjedhin bashkë, duke çuar në varr shqiptarët e pafajshëm

0
36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe sipërmarrësen e afërt me kryeministrin, Vilma Nushin, se kryen krim kushtetues duke mos u paraqitur në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Berisha tha se, Rama dhe vampirja Vilma Nushi kryen krim kushtetues duke mos u paraqitur në komision. Ata vjedhin së bashku duke çuar në varr shqiptarët e pafajshëm.

“Edi Rama, që është sjellë si katil i vërtetë ndaj të sëmurëve, e konstatuat, e vutë re, nuk u paraqit në komision, ndonëse ligji dhe Kushtetuta e detyrojnë.

Por miqtë e mi, në komisionin hetimor parlamentar nuk u paraqit edhe gruaja që në qoftë se do kishte një emër të dytë, do quhej vampire, vampire, vampire, Vilma Nushi.

Kjo kriminele e pashpirt, që merr nga taksapaguesit dhe ndan me kushëririn e burrit të saj, Edi Ramën, në check-up, dhjetëra e dhjetëra milionë euro analiza të pabëra, nuk vinte, nuk e lejonte kushëriri i burrit të saj bandit, Rama, sepse jo vetëm Rama që është mbi ligj dhe Kushtetutë, por edhe sojsorollopi i tij i fëlliqur qëndron mbi ligj dhe Kushtetutë.

A nuk është ky një akt revolte kombëtare?

A nuk është kjo një sfidë që i bëhet çdo qytetari?

A nuk është kjo një nxitje për revoltë mbarëpopullore ndaj këtij banditi dhe sojit të tij të fëlliqur?

Hajdutja e pangopur nuk paraqitet në parlament, kriminelja e pafytyrë që regjistron qindra mijëra analiza të pabëra, false, të dokumentuara.

Pështyn parlamentin njëlloj si Olta.

Kushtetuta Nushi-Xhaçka është Kushtetuta e horrave dhe jo më e republikës, për të lëshuar më gojën më tutje. E kuptoni vetë.

Pra, i tmerruar, Edi Rama nuk lejoi monstrën njerëzore që me vjedhjet e saj përcjell çdo ditë në varr shqiptarë të pafajshëm, sepse nuk kanë ilaçe, sepse nuk operohen.

Nuk mund të paraqitej sepse ndan paratë me Edi Ramën.

Miq, ky refuzim i Kushtetutës përbën një akt madhor, përbën një krim kushtetues. Përbën një motiv tjetër të mosbindjes civile gjer në përmbysjen e kësaj qeverie”, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here