Plarent Ndreca dha deklarime për rreth 4 orë në Prokurorinë e Posaçme.Në dalje të SPAK, Ndreca tha se nuk ishte thirrur nga organi i akuzës, por ishte paraqitur vetë, teksa pranoi se më herët i është komunikuar akuza.Ndreca nuk kishte koment lidhur me akuzën për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike ku tha se një qëndrim konkret do e ketë në momentin e duhur.Dhashë deklarime në SPAK në vijim të hetimeve të nisura nga ana e Prokurorisë. Ishte kërkesa ime për të dhënë deklarime.
Isha në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime (pyetje: ju është komunikuar akuza për shkelje të barazisë më tendera), jam njohur me akuzën.
Qëndrime rreth akuzës do të jap në një moment tjetër. Do shprehem në momentin që duhet të shprehem. Do shprehem në atë moment që unë konsideroj se është e duhura. Mos u nxitoni, do shprehem në momentin e duhur. Çështja konsiderohet si çështje akoma në hetim”, tha Ndreca pasi doli nga dyert e SPAK.